Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALISTI

Wawrinka eliminohet nga Djokovic

REUTERS

Wawrinka eliminohet nga Djokovic


30 January, 2015 @13:15

Bartësi i parë i Australian Open dhe favoriti numër një për të fituar titullin në Melbourne, Novak Djokovic, ka arritur finalen e kësaj gare. 

Pas pesë seteve të zhvilluara sot, ai ka mposhtur zviceranin Stanislas Wawrinka në gjysmëfinale 3-2, për të hyrë në finale ku e pret skocezi Andy Murray. 

Djokovic deri më tani ka 4 tituj të fituar në Grand Slamin e parë të vitit, në vitet 2008, 2011, 2012 dhe 2013. Në përgjithësi, Djokovic do të garojë për titullin e dhjetë të Grand Slamit në karrierë. 

Në anën tjetër, Wawrinka, përkundër se u mundua mjaft në katër setet e para, kur barazoi në 2-2, ra nga loja e tij në setin e pestë dhe vendimtar për tu mposhtur 6-0 dhe humbur rastin për të mbrojtur titullin e fituar vitin e shkuar, që është edhe Grand Slami i vetëm në karrierë i fituar nga 29 vjeçari. 

Finalja e madhe Djokovic-Murray, luhet të dielën. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis