AUSTRALIAN OPEN

Murray arrin finalen e katërt
29 January, 2015 @19:32
Tenisti britanik, Andy Murray ka mposhtur kundërshtarin çek, Tomas Berdych, në gjysmëfinale të Australian Open, për të arritur finalen e Grand Slamit të parë të vitit.
Murray, përkundër se humbi setin e parë nga çeku, ka arritur të rikthehet furishëm në vazhdim për ta mposhtur në fund 3-1 Berdychin.
Murray, tre herë finalist i Australian Open, do të kërkojë titullin e parë të kësaj gare prestigjioze ndaj fituesit të takimit tjetër gjysmëfinal Novak Djokovic - Stan Wawrinka.