ARRIN GJYSMËFINALEN

TENNIS AUSTRALIA/ Ben Solomon
Murray dominant ndaj Kyrgiosit
27 January, 2015 @14:01
Tenisti britanik, Andy Murray, ka treguar një performancë të jashtëzakonshme sot në Melbourne Park, për të mposhtur australianin Nick Kyrgios.
Skocezi Murray ka qenë dominant në lojë, duke humbur vetëm 21 pikë në shërbimet e tij, ndërsa nuk ia la asnjë break-point kundërshtarit në lojë.
Me fitore ndaj Kyrgiosit, Murray në gjysmëfinale do të pret çekun Tomas Berdych, që befasoi Rafa Nadalin sot.