SHARAPOVA

TENNIS AUSTRALIA/ Ben Solomon
Drejt gjysmëfinales
27 January, 2015 @13:40
Maria Sharapova është treguar tepër e fuqishme sot në Melbourne Park. Ajo është dukur e pandalshme dhe ka shfrytëzuar tërë përvojën e saj në lojë, për të mposhtur rivalen Eugenie Bouchard në dy sete, shpejtë e shpejtë, për 78 minuta lojë.
Kanadezja 20 vjeçe Bouchard, nuk ka arritur t’i bëj ballë fare ruses 27 vjeçe derisa Maria dukej e urritur për trofe.
Sharapova ka fituar njëherë Australian Openin dhe atë në vitin 2008, ndërsa 7 vjet pas është duke e kërkuar rrugën për finale, ku në gjysmëfinale e pret bashkëkombasja, Ekaterina Makarova.