Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Çiklizmi

Çiklizmi pranohet në UEC

Çiklizmi pranohet në UEC


31 January, 2015 @15:52

Federata e Çiklizmit të Kosovës ka marrë një lajm shumë të mirë nga Unioni Europian i Çiklizmit (UEC).

Çiklizmi kosovar në mbledhjen e Komitetit Menaxhues të UEC-së, të mbajtur në Republikën Çeke, ka fituar të drejtën e anëtarësimit të përkohshëm në këtë organizatë.

Në këtë vendim thuhet se ndikim të madh ka pasur pranimi i mëparshëm i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Anëtarësimi i plotë i Çiklizmit të Kosovës pritet të shqyrtohet gjatë shtatorit të këtij viti, derisa pranimi i përkohshëm në UEC do të mundësojë çiklistët kosovarë të marrin pjesë në aktivitetet të të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera