AUSTRALIAN OPEN

Djokovic fiton në Australian Open
1 February, 2015 @13:26
Fituesi i Grand Slamit të parë të vitit, Australian Open, është shpallur numri një në botë, Novak Djokovic.
Tenisti serb ka arritur të fitoj për herë të pestë në Australian Open, duke e mposhtur britanezin që gjendet në pozitën e gjashtë të renditjes së ATP-së, Andy Murray, me rezultat 3-1 në sete.
Djokovic kontrollin e plotë të lojës e morri vetëm nga seti i tretë, pasi në dy setet e para rivaliteti në mes të dy tenistëve ishte tejet i madh.
Djokovic është bërë tenisti që ka fituar më së shumti tituj në Australian Open (5), pas australianit Roy Emerson, i cili ka triumfuar gjashtë herë në këtë turne gjatë viteve 60-ta.