BOKS

Rekord përleshja Mayweather-Pacquaio
14 February, 2015 @21:08
Sipas raporteve të fundit nga mediat ndërkombëtare, Manny Pacquaio dhe Floyd Mayweather më në fund do të takohen në ring, pasi që kanë arritur marrëveshje për përleshjen rekorde, të vlefshme 160 milionë funta.
The Sunday Telegraph ka cekur një burim të vetin që boksieri filipinas, Pacquaio, ka nënshkruar marrëveshjen për mega përleshjen, derisa brenda këtyre ditëve të njejtën do ta bëj edhe Mayweather.
Përleshja do të zhvillohet në Las Vegas më 2 maj të këtij viti, ka shkruar më tutje kjo gazetë duke bërë të ditur se filipinasi ka kryer gjithçka sa i përket kontratës për këtë ndeshje, ndërsa me nënshkrimin e Mayweatherit, do të publikohet edhe zyrtarisht takimi.
I can easily beat @FloydMayweather, I believe that.
— Manny Pacquiao (@MannyPacquiao) January 20, 2015