PËR PAVARËSI

REUTERS
Ndërkombëtarizohet edhe noti
18 February, 2015 @8:00
Kjo Federatë, do të mbajë në mend 17 shkurtin edhe si ditë kur u erdhi konfirmimi për pranim nga shtëpia ndërkombëtare. Borozani.com
FINA, Federata Ndërkombëtare e Notit, në vendimin e marrë mbrëmë, ka pranuar Kosovën në gjirin e saj, që do të thotë se tash e tutje notuesit kosovar do të mund të garojnë në Lojërat e sivjetme inauguruese Europiane në Baku të Azerbejxhanit.
Me rezultatet e arritura aty, notuesit kosovarë do të mund të kërkojnë kualifikimin për në Olimpiadën e Rios në 2016.
Për më tepër, Kosova ka të drejtë të garojë edhe në Kampionatin Botëror të FINA-së që mbahet në Kazan të Rusisë.
Kosova kështu është bërë vendi i 208 anëtar në botë në FINA, derisa i 52-të në Europë.