YLLI SPANJOLL

Alonso, mungon në garën e parë të stinorit
3 March, 2015 @14:09
Fernando Alonso nuk do të mund të debutojë zyrtarisht në bolidin e tij të ri me McLarenin në garën hapëse të stinorit në Australi.
Eurosport ka bërë të ditur pak më parë se, përkundër se ai ka dalë të jetë mirë me shëndet pas operimit, mjekët i kanë këshilluar që të mos garojë në Australi për shkak të ndryshimit të madh klimatik.
Kështu, në vend të tij për McLarenin do të garojë zënvedës piloti, Kevin Magnussen, derisa garuesi tjetër i ekipit, Jenson Button pritet të jetë lider i ekipit.
Fernando Alonso, ish kampion i Formula 1, këtë stinor ka kaluar nga Ferrari në McLaren.