FED EXPRESS

Maestro fiton në Dubai
1 March, 2015 @16:11
Roger Federerit i mjaftuan 2 sete dhe më pak se 90 minuta për të mbrojtur ATP 500 titullin e Dubait.
Ky është titulli rekord i shtatë i Federerit në Dubai. Poashtu, Federer posedon 7 tituj në Wimbledon dhe Halle, të dy këto turne në terren me bar.
Sa i perket meçit, Novak Djokovic ishte gjithnjë një hap më mbrapa maestros zviceran, edhe pse serbi pati 7 shanse për ta thyer Federerin në servë.
Në një të shtune të elektrizuar, Federer dhe Djokoviç prodhuan një spektakël në ndeshjen e tyre të 37-të në mes veti, ku Federer udhëheq me 20–17. Vlen të theksohet se Feder ka mposhtur Djokoviçin 3 herë nga 5 ndeshjet e fundit, njëra prej të cilave ishte tërheqja e Federerit me lëndim në shpinë gjatë ndeshjes në ATP World Tour Finals në Londër.
Highlights: Djokovic v Federer, Dubai 2015 Final
Poashtu, Federer theu një rekord tjetër personal ku shënoi më shumë se 9000 asa në karierën e tij 18-vjeçare. Me këtë rekord ai iu bashkangjit dy kroatëve, Ivo Karlovic dhe Goran Ivanisevic (10,183), si dhe Amerikanit Andy Rodick.
Intervista e Federer në fund të meçit
Statistikat e meçit
Djokovic | Federer | ||
Asa | 1 | 12 | |
% Serva e parë | 63% | 65% | |
Fitore nga serva e parë | 69% | 80% | |
Fitore nga serva e dytë | 52% | 39% | |
Thyerje të serves | 0/7 (0%) | 2/2 (100%) |