KRASNIQI

bild.de
Nuk do të ndalem
22 March, 2015 @0:11
Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi nuk ka arritur të marrë titullin WBA në boks, pasi që u mposht sonte nga gjermani Jurgen Brahmer, që ishte kampion në fuqi në këtë kategori.
Përkundër se boksoi mirë, Haxhiu pësoi një goditje të rëndë, për të mos lënë vazhdimin e ndeshjes, që ia dha fitoren Brahmerit.
“Më duhet qetësi t’i analizoj gabimet. Jam i zhgënjyer. Rivalit, i uroj fitoren. Do të vazhdojë të kërkoj titullin e botës, nuk do të ndalem me kaq,” ka thënë ai pas ndeshjes për Bildin gjerman.