CHINA GP

Foto: Eurosport
Hamilton niset i pari në Kinë
11 April, 2015 @11:06
Lewis Hamilton, kampioni botëror i Formula 1 ka arritur për herë të tretë me radhë të fitojë Pole-Positionin e këtij stinori.
Ai është treguar më i shpejti nga të gjithë rivalët e tij duke e përfunduar shtegun e Shanghai International për 1 minutë e 35.782 sekonda.
Gjermani Nico Rosberg u dëgjua në radiolidhje duke thënë “Oh, mosni djema”, kur ekipi ia kumtoi rezultatin për 0.042 sekonda vonesë prej Hamiltonit.
Fituesi i garës së kaluar, Sebastian Vettel, do të niset i treti në China GP, që fillon nesër në mëngjes me kohën tonë.
TOP 5 në Pole Position për China GP:
1 | Lewis Hamilton | |||
2 | Nico Rosberg | |||
3 | Sebastian Vettel | |||
4 | Felipe Massa | |||
5 | Valteri Bottas |
Tabela aktuale, para China GP:
1 | Lewis Hamilton | 43 pikë | ||
2 | Sebastian Vettel | 40 pikë | ||
3 | Nico Rosberg | 33 pikë | ||
4 | Felipe Massa | 20 pikë | ||
5 | Kimi Raikkonen | 12 pikë |