FED CUP

Foto: tenniskosova
Gjyqtarët kosovarë në FED Cup
14 April, 2015 @20:05
Pesë gjyqtarë të tenisit nga Kosova (Arzen Rifati, Agjend Lecaj, Rifat Kasapolli, Fatmir Kabashi dhe Tarkan Kosova) do të ndajnë drejtësinë në FED Cup që mbahet prej sot deri më datën 18 prill në Ulqin.
Gjyqtarët kanë licencë ndërkombëtare për të ndarë drejtësinë në këtë turne, ku marrin pjesë 13 shtete nga Europa dhe Afrika.
Kosova do të merr pjesë në këtë garë në vitin e ardhshëm ka bërë të ditur Federata e Tenisit të Kosovës sot, derisa ylli ndërkombëtar i tenisit, Caroline Wozniacki është pjesëmarrëse në këtë turne.