Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MINIGOLF

Kosova nikoqire e Botërorit në minigolf

Prishtinagolf.com

Kosova nikoqire e Botërorit në minigolf


21 April, 2015 @17:49

Pas pjesëmarrjes në pesë Kampionate të ndryshme dhe katër garave ndërkombëtare, Federata e Minigolfit e Kosovës tani ndodhet para sfidës kryesore të saj.

Federata e Minigolfit të Kosovës me anë të një komunikate të lëshuar për media, ka bërë të ditur se do të jetë nikoqire e organizimit të Kampionatit Botëror të minigolfit “World Adventure Golf Masters 2016”.

“Pas një angazhimi të madh që kemi pasur gjatë 11 muajve të fundit, Federata Botërore e Minigolfit ka vendosur që Kampionati në sistemin garues MOS (Minigolf Open Standard), sistem i cili gjindet në ambientin e ‘Prishtinagolf’ në fshatin Llapnasellë, të jetë vendtakimi i kombëtareve të ndryshme nga mbarë Bota,” thuhet në njoftimin e FMK-së.

Detajet më të hollësishme rreth këtij organizimi do të bëhen të ditura në konferencën për media, që planifikohet të mbahet gjatë muajit maj.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera