MOTO GP
Lorenzo fiton në Austri
12 August, 2018 @21:48
Jorge Lorenzo shënoi fitoren e parë në karrierë në Austri, duke triumfuar në kategorinë MotoGP para bashkëvendësit Marc Marquez.
Kampioni aktual i botës u vona për 0.130 sekonda, duke humbur betejën me Ducatin e Lorenzos. Për moto-prodhuesin italian ishte kjo fitorja e tretë radhazi në shtegun Spielberg, që kur Shpërblimi i Madh i Austrisë u rikthye në kalendar, në vitin 2016. Motoçiklisti tjetër i Ducatit, Andrea Dovizioso përfundoi i treti.
Garë edhe më interesante u zhvillua në Moto2, ku Francesco Bagnaia mposhti Miguel Oliveiran në këndin e fundit të garës. Në Moto3, Marco Bezzecchi shënoi fitoren e dytë të sezonit, duke ruajtur epërsinë në krye të renditjes. Në Moto2 pas sot udhëheq Bagnaia, derisa në MotoGP, Marc Marquez mbetet bindshëm para Valentino Rossit, plot 60 pikë.