ATLETIKË
Gega vetëm e katërta në Berlin
12 August, 2018 @22:03
Nënkampionia e Evropës nga Amsterdami, Luiza Gega, nuk arriti të përsërit suksesin e dy viteve më parë.
Atletja shqiptare përfundoi garën finale në 3000m me pengesa si e katërta në kohë 9’24”78, duke mbetur vetëm 0.32 sekonda larg pozitës së tretë.
Kampionati Evropian në atletikë përfundoi sonte në Berlin. Kësaj radhe Shqipëria nuk arriti të renditej në mesin e medalistëve. Polonia dhe Britania e Madhe fituan më së shumti tituj - nga 7, gjersa gjermanët patën më së shumti medalje - 19, në mesin e 28 vendeve të stolisura.