FORMULA 1
Hamilton fiton në Monza
2 September, 2018 @16:46
Për të pestin vit radhazi, Mercedes fiton në shtegun e Ferrarit, në Monza. Ndonëse nisi garën si i treti, Lewis Hamilton mbijetoi kontaktin me Vettel në rrethin e parë, për të kaluar edhe Raikkonenin tetë rrathë para fundit.
Vetteli pas kontaktit në rrethin e parë iu desh të ndërrojë hundën e bolidit, gjersa në fund arriti të renditet vetëm i katërti, edhe atë falë dënimit prej pesë sekondave për Max Verstappen i cili në fund ra në pozitën e pestë, duke ngjitur në podium Valtteri Bottasin.
Ishte kjo fitorja e pestë e Hamiltonit në Itali ku barazon rekordin e Schumacherit. Britaniku, bashkë me Mercedes udhëheqin në renditjen e kampionatit.
Renditja e pilotëve
1 | Lewis Hamilton | 256 | Britani e Madhe | Mercedes |
2 | Sebastian Vettel | 228 | Gjermani | Ferrari |
3 | Kimi Raikkonen | 164 | Finlandë | Ferrari |
4 | Valtteri Bottas | 159 | Finlandë | Mercedes |
5 | Max Verstappen | 130 | Holandë | Red Bull Racing |
6 | Daniel Ricciardo | 118 | Australi | Red Bull Racing |
Renditja e konstruktorëve
1 | Mercedes | 415 | ||
2 | Ferrari | 392 | ||
3 | Red Bull Racing | 248 | ||
4 | Force India | 87 | ||
5 | Renault | 84 | ||
6 | Renault | 84 |