HUNGARIAN GP
Mercedesët në radhën e parë
28 July, 2018 @16:20
Dy bolidët e Mercedes do të nisën në radhën e parë në garën për Shpërblimin e Madh të Hungarisë, nesër në shtegun e Hungaroring. Lewis Hamilton siguroi pol-pozicionin e gjashtë në këtë shteg, pasi shënoi kohën më të mirë në sesionin e tretë të kualifikimeve. Hamilton kaloi shtegun e lagur për 1’36”658, duke përfunduar para Valtteri Bottas.
Në radhën e dytë do të nisen Kimmi Raikkonen e Sebastian Vettel, para Carlos Sainz Jr. e Pierre Gasly.
Për Lewis Hamiltonin është ky pol-pozicioni numër 77 në karrierën e tij, gjersa nesër me fillim në ora 15:10 do të ndjek titullin e tij të gjashtë në Hungari.
Kualifikimet
1 | Lewis Hamilton | 1:35.658 | Britani e Madhe | Mercedes |
2 | Valtteri Bottas | 1:35.918 | Finlandë | Mercedes |
3 | Kimi Raikkonen | 1:36.186 | Finlandë | Ferrari |
4 | Sebastian Vettel | 1:36.210 | Gjermani | Ferrari |
5 | Carlos Sainz Jr. | 1:36.743 | Spanjë | Renault |
6 | Pierre Gasly | 1:37.591 | Francë | Scuderia Toro Rosso-Honda |
7 | Max Verstappen | 1:38.032 | Holandë | Red Bull Racing - TAG Heuer |
8 | Brendon Hartley | 1:38.128 | Zelandë e Re | Scuderia Toro Rosso-Honda |
9 | Kevin Magnussen | 1:39.858 | Danimarkë | Haas - Ferrari |
10 | Romain Grosjean | 1:40.593 | Francë | Haas - Ferrari |