Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GERMAN GP

Vettel nis i pari në atdhe

Vettel nis i pari në atdhe


21 July, 2018 @19:24

Në kualifikimet për Shpërblimin e Madh të Gjermanisë, Lewis Hamilton pati probleme hidraulike në bolid në fund të sesionit të parë të kualifikimeve duke mbetur i katërmbëdhjeti nesër në start.

Në sesionin e dytë në shtegun e Hockenheimit nuk u paraqit as Daniel Ricciardo i cili për shkak të penalltisë do të nis garën i fundit nesër.

Sebastian Vettel i Ferrarit arriti kohën më të shpejtë duke kapërcyer kohën e Valtteri Bottas për 0.204 sekonda. Kolegu i tij nga Ferrari, Kimmi Raikkonen nis i treti, para Max Verstappen, dhe dyshes së Haas, Kevin Magnussen e Romain Grosjean, të cilët arritën rezultatin më të mirë në kualifikime në Gjermani për skuderinë amerikane.

Gara nesër nis në ora 15:10.

 



Kualifikimet

1 Sebastian Vettel 1:11.212 Gjermani Ferrari
2 Valtteri Bottas 1:11.416 Finlandë Mercedes
3 Kimmi Raikkonen 1:11.547 Finlandë Ferrari

 
Të gjitha lajmet nga Motosports