Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POLE @ BRITISH GP

Hamilton në tentimin e fundit, arrin pole-positionin

Foto: Eurosport via Reuters

Hamilton në tentimin e fundit, arrin pole-positionin


7 July, 2018 @17:01

Brendon Hartley pësoi një aksident të rrezikshëm gjatë stërvitjes së tretë sot paradite, duke përfunduar në barrierën e sigurisë në shtegun e Silverstone. Fatmirësisht, piloti nga Zelanda e Re nuk pati ndonjë lëndim dhe pas kapërcimit të kualifikimeve, nesër do të nis i fundit në Silverstone.

I pari garën do të nisë garën, për të katërtën herë radhazi, Lewis Hamilton i Mercedesit. Britaniku kaloi në tentimin e fundit gjermanin Sebastian Vettel. Për herë të parë në katër garat e fundit këtë vit, Valtteri Bottas nuk do të nisë garën nga rendi i parë. Finlandezi mbeti i katërti, pas bashkëkombësit të tij nga Ferrari, Kimi Raikkonen.

Dy bolidët e Red Bull dhe Haas-Ferrari mbushin rendin e tretë dhe të katërt, në garën që nis nesër në ora 15:10.

 



POLE POSITION NË SILVERSTONE

1 Lewis Hamilton 1:25.892 GBR Mercedes
2 Sebastian Vettel +0.044 GER Ferrari
3 Kimi Raikkonen +0.092 FIN Ferrari
4 Valtteri Bottas +0.325 FIN Mercedes
5 Max Verstappen +0.710 NED Red Bull Racing - TAG Heuer
6 Daniel Ricciardo +1.207 AUS Red Bull Racing - TAG Heuer
7 Kevin Magnussen +1.352 DEN Haas - Ferrari
8 Romain Grosjean +1.563 FRA Haas - Ferrari
9 Charles Leclerc +1.587 MON Sauber Ferrari
10 Esteban Ocon +2.302 FRA Force India - Mercedes

 
Të gjitha lajmet nga Motosports