TOUR DE FRANCE - DITA 1
Tour hapet me fitoren e Gavirias
7 July, 2018 @16:19
Gjithçka ndodhi në etapën e parë të Tour de France. Chris Froome u shty jashtë rrugës nga një çiklist i Katushas duke humbur rreth gjysmë-kilometri në kohë nga grupi i parë. Rreth 3km para fundit, rivali i tij, Nairo Quintana pësoi shpërthim gome duke humbur edhe më shumë kohë se Froome.
Gara e sprintit u fitua nga 21 vjeçari Fernando Gaviria. Kolumbiani i Quick-Step Floors fitoi garën në kohë 4h23m32s.
A u bë i pari çiklisti që fiton qysh në debutimin e tij që nga Fabian Cancellara në vitin 2004. Peter Sagan, Marcel Kittel, e Alexander Kristoff përfunduan në pozitat vijuese.
Froome përfundoi bashkë me Adam Yates, Richie Porte, e Domenico Pozzovivo 52 sekonda pas grupit të fituesit.
Etapa e dytë është më e shkurtër për 6km në krahasim me sot. Çiklistët nisin në Moulleron-Saint-Germain për të përfunduar 183km më pas në La Roche-sur-Yon.