TARRAGONA 2018
Edhe Akili i artë në Tarragona
28 June, 2018 @17:40
Xhudoja vazhdon të mbretërojë nëpër botë. Pas medaljeve të djeshme të fituara nga vajzat, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, sot medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare për Kosovën e ka fituar Akil Gjakova.
Gjakova ka kaluar në çerekfinale spanjollin Javier Ramos Ramirez me ippon. Pas tij, në gjysmëfinale ka mposhtur Mohamed Mohyelinin nga Egjipti, me wazzari.
Ndërsa në finalen e Tarragona 2018, Akil Gjakova ka pasur punë me turkun Bilal Ciloglu, të cilin e kaloi me ippon, për të arritur të artën e tretë në total për Kosovën dhe të parën për te në këtë lloj turneu.