Të gjitha lajmet

DUELET KUALIFIKUESE

Mësohen rivalët e Kosovës në kualifikime

Foto: FHK

Mësohen rivalët e Kosovës në kualifikime

Teksti: FHK

19 June, 2018 @16:41

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencë të femrave të martën ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror për hendbolliste që mbahet vitin tjetër (2019).

Shorti është tërhequr në kuadër të Kongresit të EHF-së që po mbahet në Glasgow të Skocisë.

Kosova ishte në vazon e dytë prej tri sa ishin gjithsej, ndërsa për kundërshtarë në grupin e parë i ka Sllovakinë, Ukrainën e Izraelin. Sllovakia ishte në vazon e parë, Ukraina në të dytën, njëjtë si Kosova, ndërsa Izraeli në të tretën.

Në grupin e dytë janë Zvicra, Ishujt Faroe, Lituania e Finlanda. Në të tretin bëjnë pjesë Bjellorusia, Italia, Portugalia e Greqia, ndërsa në të katërtin janë Turqia, Maqedonia, Islanda e Azerbajxhani.

Botërori mbahet vitin tjetër në Japoni, ndërsa kjo është faza e parë kualifikuese evropiane. Katër fituesit e grupeve shkojnë tutje, njëjtë si përfaqësuesja e dytë me bilancin më të mirë. Faza e dytë kualifikuese është plejofi.



CANADIAN GP

Vettel në krye

Foto: via BBC & F1/twitter

10 June, 2018 @22:30

Sebastian Vettel ka fituar garën për Çmimin e Madh të Kanadës sot me Ferrarin e tij, për të rikthyer vendin…

ROLAND GARROS

11 herë, Nadal vazhdon sundimin në RG

Foto: Roland Garros

10 June, 2018 @18:19

Vazhdon dominimi i Rafael Nadalit në Roland Garros! Për të njëmbëdhjetën herë në karrierë, teniseri spanjoll ka arritur ta fitojë…

ROLAND GARROS 2018

Grand Slami i parë për rumunen

9 June, 2018 @17:40

Tenistja rumune, Simona Halep, duke fituar setin e dytë dhe të tretë ndaj amerikanes, Sloane Stephens, ka siguruar trofeun e…

HENDBOLL

Përfaqësuesja vendoset në Sllovaki, gati për ndeshjet

Foto: kosovahandball.info

29 November, 2018 @19:02

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FHK-së, është bërë e ditur që përfaqësuesja e hendbollit në kategorinë e femrave…

IHF TROPHY

Me të artën, Kosova siguron IHF Trophy Intercontinental

Foto: FHK

27 October, 2018 @22:19

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kampione e IHF Trophy për Evropë. Hendbollistët e rinjë kosovarë të shtunën në…

IHF TROPHY 2018

Kosova U18 e artë në IHF Trophy

27 October, 2018 @19:04

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në hendboll ka arritur sukses të madh sot, duke e mposhtur Britaninë e Madhe në finale…

MIQËSORJA E PARË NDAJ LUKSEMBURGUT

Albana Arifi shkëlqeu, Kosova fitoi

Foto: FHK

27 October, 2018 @10:02

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës është ndarë me fitore nga përballja miqësore me Luksemburgun, zhvilluar mbrëmë në Luksemburg. Verdhekaltërat…

IHF TROPHY

Kosova më e mirë se Britania në dy kategori

23 October, 2018 @22:06

Kombëtaret e Kosovës në hendboll për U18 dhe U20 mposhtën Britaninë e Madhe, duke i nisur mbarë garat e IHF…

Të gjitha lajmet nga FHK Superliga