CANADIAN GP

Foto: via BBC & F1/twitter
Vettel në krye
10 June, 2018 @22:30
Sebastian Vettel ka fituar garën për Çmimin e Madh të Kanadës sot me Ferrarin e tij, për të rikthyer vendin e parë në renditjen tabelare të Formula 1.
Vettel ka kaluar me një pikë liderin e deritashëm, Lewis Hamilton.
Fitorja, që erdhi prej pole-positionit, është e 50-ta në karrierë për gjermanin, ndërsa e treta për këtë stinor. E për Ferrarin, kjo është fitorja e parë në Kanada prej se Michael Schumacher e kishte fituar në vitin 2004.
I dyti, garën e përfundoi finlandezi Valtteri Bottas, ndërsa i riu Max Verstappen përfundoi i treti. Hamilton përfundoi garën në vend të pestë.