ROLAND GARROS 2018
Muguruza ‘fshin’ Sharapovën
6 June, 2018 @16:33
Tenistja spanjolle, Garbine Muguruza, ka pasur një performancë fenomenale sot në çerekfinale të French Open, për të mposhtur në dy sete ekspres rusen Maria Sharapova.
Ndeshja që pritej të jetë shumë sfiduese për të dyja tenistet, doli të jetë një punë e lehtë për 24 vjeçaren nga Spanja, derisa mision i pamundur për rusen.
Derisa kjo ka qenë humbja më e keqe për Sharapovën në Grand Slame, pas finales së Australian Open në 2012 kur ishte mposhtur nga Azarenka 6-3, 6-0; Muguruza e kreu punën dhe është ndër favoritet për të kërkuar finalen tash, pas fitoreje pak më shumë sesa një orëshe.
Muguruza, që është bartëse e tretë e turneut në gjysmëfinale pret fituesen e duelit Simona Halep - Angelique Kerber.