Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROLAND GARROS 2018

Serena lëshon garën, para duelit të shumëpritur

Foto: rolandgarros/twitter

Serena lëshon garën, para duelit të shumëpritur


4 June, 2018 @16:48

Pritej të jetë dueli me interesim më të madh në kategorinë e femrave, por nuk do të zhvillohet.

Serena Williams para pak çastesh anuloi duelin kundër ruses Maria Sharapova, duke cituar lëndimin që nuk e linte rehat atë.

Amerikanja në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Sharapovës bëri të ditur se ka dhimbje në dorë dhe nuk po mund të servojë fare.

Duke ndjerë keqardhje për këtë, ajo i ka dëshiruar sukses kundërshtares së saj, që do të vazhdojë garën.

Kjo është hera e mparë në histori për Serena Williamsin, që në shtator të vitit të kaluar u bë nënë, që po tërhiqet prej një gare Grand Slam.

E faqja zyrtare e Roland Garrosit në fund të njoftimit për largimin e Serenës ka shkruar: Chapeau Serena. Falemnderit.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis