KOSOVA

Foto: kosovahandball.info
Hendbollistet kosovare mbyllin kualifikimet me humbje
3 June, 2018 @9:58
Përfaqësuesja e femrave në hendboll ka mbyllur kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar edhe humbjen e gjashtë, në po aq ndeshje.
Kosovaret janë mposhtur nga Holanda me rezultat 42-16 dhe kështu holandezët sigurojnë kualifikimin në Francë, ku nga grupi i shtatë i Kosovës shkojnë edhe hungarezet. Bjellorusia mbetet e treta me dy fitoret e vetme të shënuara ndaj Kosovës.
Më poshtë janë paraqitur të gjitha rezultatet e Kosovës në fazën e parë dhe të dytë kualifikuese drejt “Euro 2018”.
Faza e parë
Kosova – Gjeorgjia 30:19
Izraeli – Kosova 25:32
Faza e dytë
Hungaria – Kosova 37:12
Kosova – Holanda 12:40
Kosova – Bjellorusia 22:31
Bjellorusia – Kosova 41:18
Kosova – Hungaria 15:37
Holanda – Kosova 42:16