Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO GP

Ricciardo fiton në Monaco

Fotot: Formula1.com

Ricciardo fiton në Monaco


27 May, 2018 @17:42

Ngasësi i Red Bullit, Daniel Ricciardo, ka bërë një garë të jashtëzakonshme sot në Monaco, për të fituar garën për Çmimin e Madh të Monaco Grand Prix.

Ai ka lënë pas tij Sebastian Vettelin e Ferrarit dhe Lewis Hamiltonin e Mercedesit, ndërsa me këtë fitore ka dalë në vend të tretë në listën e garuesve të këtij viti.

Para kësaj gare, Hamilton kishte 95, Vettel 78 e Ricciardo 47 pikë. Ndërsa nga sot, Hamilton ka 107 pikë në vend të parë, Vettel mbetet i dyti por i afrohet liderit për tre pikë, duke pasur 93 pikë. Ricciardo prej vendit të pestë me 47, tash kalon në vend të tretë me 72 pikë.

Daniel Ricciardo


 
Të gjitha lajmet nga Motosports