Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT

Besa Famgas feston titullin e pestë me radhë

Foto: FHK

Besa Famgas feston titullin e pestë me radhë


28 May, 2018 @17:22

Titulli i katërmbëdhjetë i kampionit pas luftës dhe i pesti me radhë për Besën e Pejës, që ka mposhtur 2-0 në serinë finale të PlayOffit Prishtinën për të marrë trofeun e radhës në hendbollin kosovar.

Pejanët pas fitores në ndeshjen e parë të zhvilluar në Karagaç, kanë mposhtur Prishtinën edhe në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve 34-28 për të bërë serinë 2-0 dhe për të marrë titullin e pestë radhazi.

Besa Famgas më parë ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe ka mbyllur stinorin me kurorë të dyfishtë.

Pas finales trajneri i Besës, Arben Muqolli ka thënë:

“Ky është viti i pestë rresh që po e fitojmë titullin pa ndonjë konkurrencë shumë të madhe, edhe pse këtë vit Prishtina na bëri ballë paksa dhe na shkaktoi një humbje gjatë stinorit. Sidoqoftë, ne kemi menaxhuar mirë finalet dhe përkundër se në ndeshjen e dytë ishte më vështirë, fituam.”

Në anën tjetër, trajneri i Prishtinës, Verim Zherka ka thënë:

“Në pjesën e dytë pësuam rënie në lojë. Kjo na ka ndodhur edhe më parë gjatë stinorit. Po shihet që ka mungesë në ekipin tonë, sidomos në bankë. Te Besa për shembull, kjo as që vërehet.”



i:

Prishtina – Besa FamGas 28:34 (17:14)
Prishtina: Ademi, Stoilov 1, Visoka 1, Gjuka 1, Gashi, Kastrati, Kosteski, Prekazi 8, Bajqinovci 5, Sula 1, Fetahu 2, Murtezi, Terziqi 7, Krasniqi 2
Besa FamGas: Curri, Idrizi 1, Biljaka 1, Broqi, Gjuka 11, Jupa 9, Vokshi, Megjiq 5, Dre. Tahirukaj 1, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Kukrika 1, Tafilaj, J, Muqolli 3, Beqiraj, Berisha

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga