Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROLAND GARROS 2018

Nadal lodhet në tie-break, por kalon

Foto: RolandGarros/fb

Nadal lodhet në tie-break, por kalon


29 May, 2018 @16:38

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mbrojtur katër set-pointa për të mposhtur Simone Bolellin në xhiron e parë të French Openit, në Roland Garros sot.

Nadal, që është bartës i turneut, fitoi dy setet e para relativisht pa probleme, ndërsa në të fundit ka derdhur mjaft djersë për të shpëtuar lojën më shkurt.

Rafa është duke kërkuar titullin e 11-të në French Open këtë vit.

Në xhiron e dytë, Nadal do të takohet me argjentinasin Guido Pella.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis