ROLAND GARROS 2018 - ROUND I
Wawrinka s’kalon raundin e parë
28 May, 2018 @19:12
Befasi që në xhiron e parë të Roland Garrosit. Zvicerani Stanislas WaWrinka nuk ka arritur t’i bëj ballë Guillermo Garcia-Lopezit në duelin e gjatë, pesë sete.
“Renditja e ATP listës nuk gënjen. Nëse luan je në krye të saj, nëse nuk je, je poshtë. Tash e tutje, do të më duhen ëildcard-at për të marrë pjesë në turne të ndryshëm. Gjithashtu, do të marr pjesë edhe në turne të nivelit më të ulët për të kthyer veten në formë,” kanë qenë fjalët e Wawrinkas, i cili si duket e kishte pritur eliminimin pasi që nuk ishte në formën e tij më të mirë pas lëndimit.
Garcia-Lopez e mposhti zviceranin 6-2, 3-6, 4-6, 7-6 dhe 6-3 për të kaluar në xhiron e dytë të French Openit.