Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROLAND GARROS 2018

Zverev me rikthim të madh, arrin çerekfinalen

Foto: SportsIllustrated/GoogleImages

Zverev me rikthim të madh, arrin çerekfinalen


3 June, 2018 @15:03

Tenisti gjerman, Alex Zverev, ka përmbysur epërsinë prej 2-1 në sete të rusit Karen Khachanov, për të fituar dy të fundit dhe me 3-2 të sigurojë një vend te tetëshja më e mirë e turneut.

Zverev, bartës i dytë i turneut në French Open, ka fituar ndeshjen që zgjati tre orë e 29 minuta për të vulosur ndeshjen më të gjatë të Roland Garrosit këtë edicion.

Me 21 vjet, Zverev është tenisti më i ri në nëntë vitet e fundit që e arrin çerekfinalen në Paris.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis