ROLAND GARROS 2018

REUTERS/Arkiv
Del Porto kalon pengesën amerikane
4 June, 2018 @19:13
Tenisti argjentinas, Juan Martin del Potro, ka kaluar në tre sete amerikanin John Isner sot në kuadër të raundit të katërt të French Open, për të siguruar një vend në çerekfinale të garës.
Del Potro ka fituar çdo set me rezultat të njejtë, derisa amerikani nuk ka arritur në asnjërën të bëj më shumë për të fituar, edhe pse që në të gjitha setet ka qenë afër.
6-4 tre herë për 3-0 dhe argjentinasi ka siguruar vendin e tij në tetëshen më të mirë të turneut.
Arritja më e madhe në karrierë të Del Potros në Roland Garros ka qenë gjysmëfinalja në vitin 2009. Nëse kësaj radhe e kalon çerekfinalen, Del Potro do ta barazojë rekordin personal në këtë turne.