Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROLAND GARROS

Nadal deklason Del Potron, arrin finalen

Foto: Roland Garros

Nadal deklason Del Potron, arrin finalen


8 June, 2018 @18:17

Numri 1 aktual i Botës së tenisit, Rafael Nadal, me më lehtësi se që pritej ka kaluar në finale të turneut Roland Garros.

I njohur për lojën e mirë në dhe, spanjolli në kundërshtar hasi vetëm në setin e parë, të cilin e fitoi 6-4, ndërsa që nga seti i dytë Nadal dominoi totalisht dhe e mposhti argjentinasin Del Potro me lehtësi 3-0 në sete, për ta arritur kështu finalen e 11 të Roland Garrosit në karrierë. Në 10 finalet e kaluara, Nadal ka triumfuar 10 herë, duke qenë kështu teniseri më i trofeshëm sa i përket këtij turneu, fakt që dëshmon dominimin e tij në fushat me dhe.

Në duelin tjetër gjysmëfinal,  Dominic Thiem triumfoi 3-0 ndaj italianit Marco Cecchinato, për të qenë kështu kundërshtar i Nadalit në finalen e Roland Garrosit, që zhvillohet ditën e diel.

Në finalen e femrave mes vete do të përballen Simona Halep dhe Sloane Stephens nesër me fillim nga ora 15:00.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis