LOJËRAT MESDHETARE TARRAGONA 2018
Gjakova dhe Krasniqi, të arta në Tarragona 2018
27 June, 2018 @18:51
Kanë ardhur medaljet e para për Kosovën në Lojërat Mesdhetare 2018, të XVIII me radhë.
Dhe nga kush tjetër, përveç se nga xhudoja.
Nora Gjakova ka fituar me ippon italianen Miriam Boi duke u stolisur me të artën në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora në çerekfinale mposhti kroaten Tena Sikic. Pas saj në gjysmëfinale kaloi tunizianen, Ghofran Khelifi, derisa në finale mposhti italianen me ippon.
Ndërsa, Distria Krasniqi ka arritur gjithashtu të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke e mposhtur në finale Odette Giuffridan.
Rrugëtimi i Distrias ishte ky. Së pari mposhti spanjollen Ana Isabel Perez Boix. Më pas turken Irem Korkmaz, për të arritur finalen, ku fitoi të artën.
Nesër për Kosovën në xhudo garojnë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Kurse pasnesër, Loriana Kuka.