Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRITISH GP

Vettel fiton në Britani

Vettel fiton në Britani


8 July, 2018 @16:57

Pesë rrathë para fundit, Sebastian Vettel tejkaloi Valteri Bottasin për të kthyer epërsinë që kishte marrë në fillim të garës për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe. Gjermani shënoi fitoren e dytë në shtegun e Silverstone, duke ndërprerë serinë prej katër fitoreve rresht të Lewis Hamilton.

Britaniku i cili nisi nga pole-position, për të mbetur në fund të garës pas aksidentit në kthesën e tretë kur u godit nga Kimi Raikkonen, përfundoi i dyti në fund. Raikkonen, ndonëse me 10 sekonda penallti të ekzekutuar në pit-stop, mbaroi i treti para bashkëkombësit të tij, Valteri Bottas i cili mbeti i katërti.

Për Ferrarin ishte kjo fitorja e gjashtëmbëdhjetë në Britani të Madhe, e para pas vitit 2011 kur kishte fituar Fernando Alonso. Spanjolli, sot mbaroi garën i teti, me bolidin e McLaren.

Në renditjen e përgjithshme, Sebastian Vettel udhëheq me 171 pikë, para Lewis Hamilton me 167 pikë, e Kimi Raikkonen me 116 pikë. Tek konstruktorët, Ferrari ka 287 pikë, para Mercedes me 267.



BRITISH GP/ RENDITJA

1 Sebastian Vettel Ferrari
2 Lewis Hamilton Mercedes
3 Kimi Räikkönen Ferrari
4 Valtteri Bottas Mercedes
5 Daniel Ricciardo Mercedes


RENDITJA E PËRGJITHSHME

1 Sebastian Vettel Ferrari 171 pikë
2 Lewis Hamilton Mercedes 163 pikë
3 Kimi Räikkönen Ferrari 116 pikë
4 Daniel Ricciardo Red Bull 106 pikë
5 Valtteri Bottas Mercedes 104 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports