GERMAN GP - THE RACE
Gjermania i takon Hamiltonit
22 July, 2018 @17:18
Lewis Hamilton startoi nga pozita e katërmbëdhjetë për të siguruar fitoren e katërt në Shpërblimin e Madh të Gjermanisë, me të cilën barazon rekordin e Michael Schumacher.
Kampioni aktual i botës kaloi në krye të renditjes gjatë kohës së Veturës së Sigurisë në shteg, e cila doli kur Sebastian Vettel humbi drejtimin e bolidit të tij për të përfunduar në murin mbrojtës. Vettel kishte udhëhequr garën nga fillimi.
Dhjetë rrathë para fundit, me largimin e VS, Valtteri Bottas tentoi të kalojë Hamiltonin, por u zmbraps pas mbrojtjes së mirë të britanikut dhe urdhrit të skuderisë. Bottas përfundoi garën i dyti, para Raikkonenit.
Pas kësaj gare, Mercedes kthehet në krye të renditjes së konstruktorëve, e njëkohësisht edhe Hamiltoni në krye të pilotëve. Gara e ardhshme zhvillohet në Hungari, fundjavën që vjen.
German GP
1 | Lewis Hamilton | 1:32:29.845 | Britani e Madhe | Mercedes |
2 | Valtteri Bottas | +4.535 | Finlandë | Mercedes |
3 | Kimi Raikkonen | +6.732 | Finlandë | Ferrari |
4 | Max Verstappen | +7.654 | Holandë | Red Bull Racing |
5 | Nico Hulkenberg | +26.609 | Gjermani | Renault |
Renditja e përgjithshme
1 | Lewis Hamilton | 188 | Britani e Madhe | Mercedes |
2 | Sebastian Vettel | 171 | Gjermani | Ferrari |
3 | Kimi Raikkonen | 131 | Finlandë | Ferrari |
4 | Valtteri Bottas | 122 | Finlandë | Mercedes |
5 | Daniel Ricciardo | 106 | Australi | Red Bull Racing |