TOKYO 2020
Tokio 2020 prezanton maskotat e Olimpiadës
22 July, 2018 @16:25
Dy maskotat e buzëqeshura, Miraitowa dhe Someity, janë figurat që do t’ju shoqërojnë në Olimpiadën Tokio 2020, që u prezantuan sot.
“Kemi edhe 733 ditë për të nisur Lojërat Olimpike Tokio 2020,” ka thënë ndër të tjera kryetarja e Tokios, Yuriko Koike, që iu bashka Komitetit Organizativ bashkë me Yoshiro Morin, kryetar të shtetit.
Shkollarët kanë pozuar me maskotat sot, ndërsa Miraitowa bashkon fjalët japoneze për të ardhmen dhe mirësinë, e Someity, që është maskotë për Lojëra Paralimpike vjen nga Somei dhe Yoshino, një lloj i lules së qershisë, që kur bashkohet nxjerr fjalën “shumë i fuqishëm”.