Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRELIMINARY ROUND

Kosova U20 mposhtet nga Holanda U20

Foto: FHK

Kosova U20 mposhtet nga Holanda U20


Teksti: FHK

20 July, 2018 @21:44

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll ka nisur me humbje kampanjën në kampionatin evropian që po mbahet në Podgoricë.

Në kuadër të grupit A të raundit preliminar Kosova U20 të premten në kryeqendrën e Malit të Zi humbi nga Holanda me rezultatin 34:21.

Në fakt dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë pasi e para ishte thuajse e barabartë. Rezultati pas pjesës së parë ishte 13:11 në të mirë të Holandës.

Te kombëtarja jonë më efikasi ishte Jon Muqolli me 7 gola. Pesë herë realizoi Drenit Tahirukaj.

Kosova ndeshjen e dytë e luan të dielen, ndaj Çekisë. Shpresohet në rezultat më të favorshëm dhe në ngritje të nivelit të lojës.



i:

Holanda - Kosova 34:21 (13:11)
Kosova: J. Muqolli 7, Tahirukaj 5, Shabani 3, Vokshi 3, Gubetini 2, Muqolli 1, Abazi, Bajqinovci, Basholli, Beqiraj, Berisha, Dugolli, Halili, Loxha, Luzha, Mustafa.

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga