TDF2018
Sprinti i takon Saganit
20 July, 2018 @19:59
Peter Sagan ka fituar etapën e dytë në këtë edicion të Tour de France, duke shtuar edhe 50 pikë tjera në garën për fanellën e gjelbër/sprinterin më të mirë.
Me 398 pikë, sllovaku është para Alexander Kristoff (170 pikë) dhe Arnaud Demare (133 pikë), të cilët përfunduan pas sllovakut në fotofinish edhe sot në Valence.
Sagan vetëm duhet të përfundojë garën nëpër etapat malore në Pireneje që të sigurojë këtë titull.
Në renditjen e përgjithshme nuk pati ndryshime me Geraint Thomas akoma në fanellën e verdhë.
Etapa e katërmbëdhjetë është e karakterit kodrinor me gjatësi 188km duke nisur në Saint-Paul-Trois-Chateaux për të përfunduar në Mende.