TDF2018
Përsëri fitonThomas
19 July, 2018 @19:46
Geraint Thomas ka fituar edhe etapën e sotme duke u ngjitur i pari në Alpe d’Huez që njihet si maja më e zorshme në pjesën e maleve Alpe gjatë Tour de France. Thomas përfundoi garën për 5h18’37”, duke përfunduar i pari në katërshen që 3km para fundit kaloi holandezin Steven Kruijswijk i cili kishte udhëhequr garën për mbi 60km para fundit.
Tom Dumoulin mbeti dy sekonda pas Thomas, me Romain Bardet që mbeti tre sekonda, dhe Chris Froome katër sekonda pas kolegut të tij nga Team Sky.
Ditë e kobshme ishte sot për sprinterët në Alpe d’Huez. Pasi dje Mark Cavendish dhe Marcel Kittel nuk kishin arritur të përfundonin brenda kohës së caktuar pas fituesit, sot edhe tre kandidatë tjerë për fanellën e gjelbër lëshuan garën.
Andre Greipel, dhe fituesit e nga dy etapave, Dylan van Groenewegen, dhe Fernando Gaviria nuk ia dolën të ngjiten tri herë radhazi në maje të kategorisë më të lartë, duke lënë vetëm Alexander Kristoff në ndjekje të Peter Saganit për këtë fanellë.
Nesër, çiklistët bien në zonën fushore me etapën e trembëdhjetë në gjatësi prej 169.5km nga Bourg d’Oisans deri në Valence. Pritet të jetë një garë sprinti në fund, me ata që kanë mbetur në garë për fanellën e gjelbër.
Renditja e përgjithshme
1 | Geraint Thomas | 49h24'43" | Britani e Madhe | Team-Sky |
2 | Chris Froome | +1'39" | Britani e Madhe | Team-Sky |
3 | Tom Dumoulin | +1'50" | Holandë | Team Sunweb |
4 | Vincenzo Nibali | +2'37" | Itali | Bahrain-Merida |
5 | Primoz Roglic | +2'46" | Slloveni | Team LottoNL-Jumbo |