Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TDF2018

Thomas merr etapën edhe të verdhën

Thomas merr etapën edhe të verdhën


18 July, 2018 @18:50

Britaniku Geraint Thomas ka arritur të kaloj në 350 metrat e fundit spanjollin Mikel Nieve i cili kishte udhëhequr etapën në ngjitjen e fundit, për të marrë fanellën e verdhë të liderit.

Etapën malore prej 108.5km, Geraint Thomas që deri dje ishte i dyti në renditjen e përgjithshme, e kaloi për 3h29’36”. Njëzet sekonda nga ai u vonuan Tom Dumoulin dhe Chris Froome.
Nieve përfundoi i pesti me 22 sekonda vonesë sa kishte edhe Damiano Caruso.

Lideri i deridjeshëm i Tour De France, Greg Van Avermaet e mbylli garën i 71-ti me 22’23” vonesë.

Nesër në program është etapa e dymbëdhjetë me tri ngjitje të kategorisë më të lartë, HC, përfshirë edhe finishin në Alpe d’Huez, 175.5km pas nisjes në Bourg-Saint-Maurice, për etapën e fundit në Alpe këtë edicion.



Renditja e përgjithshme pas 11 etapave

1 Geraint Thomas 44h06'16" Britani e Madhe Team Sky
2 Chris Froome +1'25" Britani e Madhe Team Sky
3 Tom Dumoulin +1'44" Holandë Team Sunweb
4 Vincenzo Nibali +2'14" Itali Bahrain-Merida
5 Primoz Roglic +2'23" Slloveni Team LottoNL-Jumbo

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera