Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TDF2018

Alaphilippe fiton në Alp

Alaphilippe fiton në Alp


18 July, 2018 @11:16

Në etapën e parë në Alpe në këtë edicion të Tour de France, francezi Julian Alaphilippe siguroi fitoren. Çiklisti i Quick-Step Floors shënoi fitoren e parë në karrierë duke lënë mbrapa katërshen që përfshinte edhe liderin e përgjithshëm, Greg van Avermaet për rreth 1’40”.

Falë këtij rezultati, belgu Van Avermaet thelloi epërsinë në renditjen e përgjithshme në mbi dy minuta karshi Geraint Thomas. Ndërkohë Alaphilippe mori kryesimin e ngjitësit më të mirë me 41 pikë, që të gjitha të fituara në etapën e dhjetë.

Etapa e njëmbëdhjetë prej vetëm 108.5km nis në qendrën dimërore franceze Albertville, për të përfunduar në La Rosiere pas dy ngjitjeve të kategorisë më të lartë HC, dhe dy ngjitjeve tjera të kategorisë 1 dhe 2. Është etapa ku pritet dalja në skenë e favoritëve për këtë edicion të Tour de France si Froome, Yates, Landa, e Nibali.

 



Renditja e përgjithshme

1 Greg Van Avermaet 40:34.28 Belgjikë BMC Racing Team
2 Geraint Thomas +2.22 Britani e Madhe Team-Sky
3 Alejandro Valverde 3.10 Spanjë Movistar Team

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera