Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON 2018

Djokovic arrin finalen, mposht Nadalin

Fotot: wimbledon.com

Djokovic arrin finalen, mposht Nadalin


14 July, 2018 @22:14

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka arritur finalen e Wimbledonit te meshkujt, pasi që sot mposhti spanjollin Rafael Nadal në gjysmëfinale, pas 5 seteve të zhvilluara.

Kjo ndeshje zgjati 5 orë e 14 minuta! Një klasike e vërtetë tenisi nga dy tenistë të mëdhenjë.

Djokovic mposhti Nadalin 3-2 në sete në një maratonë të vërtetë tenisi, ku epërsia shkoi 1-0, pastaj 2-1 dhe pas barzimit 2-2, në tie-break të setit të fundit, serbi fitoi 10-8 për të marrë lojën dhe për të arritur finalen.

Nadal

Në finale, Djokovic do të takohet me jugafrikanin, Kevin Anderson. Finalja zhvilloeht nesër pasdite.

Derisa Anderson do të kërkojë triumfin e parë në një Grand Slam turne, Djokovic është favorit i plotë në këtë përballje dhe ka 12 Grand Slame të fituara në karrierë, prej të cilave tre herë në Wimbledon [2011, 2014 dhe 2015].


 
Të gjitha lajmet nga Tenis