TDF2018
Etapa e gjashtë për irlandezin
13 July, 2018 @8:58
Daniel Martin ka shënuar fitoren e dytë në karrierë në Tour de France.
Irlandezi nga skuadra UAE Team Emirates përfundoi etapën kodrinore prej 181km për 4h13’43”.
Ai ia doli të mbajë pas vete francezin Pierre Latour i cili mbylli garën një sekondë më vonë, me Alejandro Valvereden në pozitën e tretë me tre sekonda vonesë.
Renditja e përgjithshme nuk ndryshon as pas kësaj gare me Greg van Avermaet ende në fanellën e verdhë.
Pas dy etapave kodrinore, Tour de France kthehet në etapat fushore, me etapën më të gjatë në këtë edicion, distancën 231km prej Fougeres në Chartres.