TDF2018
Sagan i pari në Quimper
11 July, 2018 @17:49
Sllovaku Peter Sagan përfundoi sprintin në tatëpjetën prej 10% në Quimper për të shënuar fitoren e dytë në këtë edicion të Tour de France.
Etapa prej 204.5km nisi në Lorient duke përshkruar brigjet e Atlantikut nëpër një terren kodrinor që detyroi disa nga sprinterët të mbeteshin mbrapa pelotonit në gjysmën e dytë të garës.
Sandro Colbrelli përfundoi menjëherë pas Sagan, gjersa Philippe Gilbert mbeti i treti.
Në renditjen e përgjithshme pas etapës së pestë vazhdon të udhëheq Greg van Avermaet.
Nesër, në etapën e gjashtë që nis në Brest, reliefi shkon duke u ngritur me një tjetër përfundim tatëpjetë, në Mur de Bretagne Guerledan.
Renditja e përgjithshme:
1 | Greg Van Avermaet | 18h22'00" | Belgjikë | BMC Racing Team |
2 | Tejay van Garderen | +0'02" | SHBA | BMC Racing Team |
3 | Philippe Gilbert | +0'03" | Belgjikë | Quick-Step Floors |