TDF2018
Fitore për Peter Sagan
8 July, 2018 @17:58
Sylvain Chavanel udhëhoqi për pjesën më të madhe të 182 kilometrave gjatë etapës së dytë në Tour de France. Megjithatë rreth 10km para fundit ai u zu nga pelotoni, duke rezultuar me një përfundim sprinti të etapës në La Roche-sur-Yon.
Rreth 2km para fundit të etapës, në një kthesë prej 90 shkallëve, fituesi i djeshëm Fernando Gaviria, sprinteri më i mirë në edicionin e kaluar, Michael Matthews, dhe rreth 10 çiklistë tjerë u aksidentuan duke goditur barrierat mbrojtëse. Kjo u lehtësoi përfundimin e garës atyre që kishin qëlluara në pjesën e parë të pelotonit, përfshirë kampionin aktual të botës, sllovakun Peter Sagan.
Sagan fitoi etapën e dytë në kohë prej 4h06.37. Në sprint, ai ia doli të lë mbrapa tij italianin Sonny Colbrelli dhe francezin Arnaud Demare.
Sagan mori edhe fanellën e verdhë pas përfundimit të kësaj gare, bashkë me atë të gjelbrën për sprinterin më të mirë.
Nesër në program është kronometri ekipor i parë që nga viti 2015. Team Sky, Mitchelton-Scott, dhe BMC janë favoritë, me Movistar që do të provoj të reduktojë vonesën e Nairo Quintanas në 35km rreth qytetit të Cholet.
Renditja e përgjithshme
1 | Peter Sagan | 8:29.53 | Sllovaki | Bora-Hansgrohe |
2 | Fernando Gaviria | +6 | Kolumbi | Quick-Step Floors |
3 | Sonny Colbrelli | +10 | Itali | Bahrain-Merida |
4 | Marcel Kittel | +12 | Gjermani | Team Katusha-Alpecin |
5 | Sylvain Chavanel | +13 | Francë | Direct Energie |