Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TDF2018

Gaviria fiton përsëri

Gaviria fiton përsëri


10 July, 2018 @19:25

Fernando Gaviria ka fituar etapën e dytë të tij në këtë edicion të Tour de France. Në fundin dramatik të përcaktuar me foto-finish, kolumbiani përfundoi garën para sllovakut në fanellën e gjelbër, Peter Sagan, dhe gjermanit Andre Greipel.

Për pjesën më të madhe të etapës së katërt me distancë prej 195km nga La Baule deri në Sarzeau, gara u udhëhoq nga katërshja Claeys, Perez, Cousin, e Van Keirsbulck të cilët u zunë nga pelotoni 1km para fundit. Edhe sot pati një aksident masiv me 5km para fundit, i cili përfshiu edhe emra favoritë si Uran, Zakarin, Martin, e Benoot.

Në renditjen e përgjithshme udhëheq Gregory van Avermaet pas fitores së djeshme të BMC Racing Team amerikan. Pas belgut renditet bashkëngasësi i tij van Garderen me kohë identike.

 



Renditja e përgjithshme pas etapës së katërt:

Gregory Van Avermaet 13h33'56" Belgjikë
Tejay Van Garderen +00" SHBA
Geraint Thomas +03" Britani e Madhe

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera