WIMBLEDON 2018
Kerber ndal Serenën në finale
14 July, 2018 @21:42
Tenistja gjermane, Angelique Kerber, ka ndalë Serena Williamsin në finale të Wimbledonit sot, duke e mposhtur atë 6-3, 6-3 me sete për të fituar trofeun e vlefshëm të vitit.
Gjermanja 30 vjeçe është treguar me plotë vetëbesim gjatë ndeshjes, sa herë që amerikanja me përvojë Williams tentonte të merrte kontrollin e lojës, duke e mposhtur kështu 2-0 në sete.
Ky ka qenë triumfi i parë i gjermanes në karrierë në Wimbledon, ndërsa më parë ka fituar edhe dy Grand Slame, atë të Australian Open dhe US Open. Të dyja këto të fundit, në vitin 2016.
Kerber në total tash ka 3 Grand Slame të fituara.
Gjermanja ka arkëtuar në llogarinë e vetë bankare 2.250.000 funta me triumfin në Wimbledon 2018.