WIMBLEDON 2018
Williams dhe Kerber arrijnë finalen
12 July, 2018 @18:04
Tenistja gjermane, Angelique Kerber, ka siguruar finalen e Wimbledonit me fitore në dy sete ndaj Jelena Ostapenkos 6-3, 6-3.
Bartësja e 11-të e turneut ka treguar performancë të fuqishme duke goditur nga larg, për të lënë Ostapenkon të frustruar në përballje, duke e arritur kështu finalen.
Në finale, Kerber do të ndeshet me amerikanen Serena Williams. Williams mposhti gjermanen Julia Goerges 6-2 dhe 6-4 në sete dhe tashmë synon titullin e tetë në Wimbledon.
Amerikania vetëm 10 muaj pasi që u bë nënë, ka qenë jashtëzakonisht impresive në lojë dhe bartësja e 25-të e turneut në moshën 36 vjeçare do të kërkojë titullin e radhës tashmë në Angli.